Fiskalizimi, Ibrahimaj: Sfidë por do të ulë evazionin! Faza e parë do të nisë në 1 janar 2021, kontrollet në terren vetëm me bazë risku

28 Dhjetor 2020, 18:39

Nga 1 janari 2021 do të fillojë zbatimin ligji i ri i fiskalizimit, i cili fut në përdorim faturat elektronike. Fillimisht fatura elektronike do të lëshohet nga biznesi për entet publike. Drejtoresha e tatimeve Delina Ibrahimaj tha për Report TV se kjo reformë do të ulë informalitetin si dhe do të çojë në eliminimin gradual të kontrolleve në terren të bizneseve.