Fiskalizimi/ Rama: Na duhet dhe një mandat 3 tretë për ta realizuar! Detaje si do jetë procesi

19 Janar 2021, 15:47

#reportTV #lajmeshqip #lajme Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë me ministren e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj dhe Drejtoren e Tatimeve, Delina Ibrahimaj ku në fokus kanë pasur fiskalizimin. Rama kërkoi edhe një mandat të tretë për të çuar deri në fund procesin e fiskalizimit, dhe kalimit në sisteme online të gjithë transaksioneve dhe shërbimeve. Reformë kjo që do të godas në rrënjë informalitetin.Në konferencën e përjavshme me fokus ekonominë, Denaj tha se jemi në mes të rindërtimit të sistemit fiskal. Kjo pasipërpjekjet për të luftuar informalitetin kanë nisur që në 2013 dhe siç thekson ajo e kanë nisur nga një kënetë për të ndërtuar një karabina. “Jemi në një moment të rëndësishëm për të projektuar të ardhmen por duhet të shohim nga e shkuara. Jemi në momentin e një procesi rindërtimi të rëndësishëm që do të sjellë shumë të ardhura. Përpjekja për të luftuar informalitetin nuk ka filluar sot por në 2013. Në 2013 e nisëm nga një ardhur shumë e ulët. Nga një kënetë, dhe ndërtuam një karabina. Rritën në 27.38% të ardhurat e produktit të brendshëm bruto. Përfaqëson gjysmën e rrrugës. Kjo karabina duhet ndërtuar me të gjithë elementët. Debatet janë pafund se si rritja e politikave fiskale, ndikoi bizneset, ndikoi individët. Biznesi përtej rritjes së tatim fitimit nga 10-15%, flasim për një rritje 142% nga 2013. Pjesa kryesore e rritjes është kryesisht nga mirëadministrimi fiskal, nga përpjekja për të formalizuar ekonominë, që nisi nga viti 2014 dhe ka dhënë rezultate. E tregon gjithashtu në fakt dhe numri i bizneseve të reja të regjistruara. Të ardhurat nga Tatim fitimi u rrit me 142% nga 2013. Me 225 mijë vende pune shtesë. Mirëadminikstrimi fiskal ka qenë i rëndësishëm për të ndërtuar katë karabina. Do të ngelesha pak e tatimi mbi vlerën e shtuar, një element shumë i rëndësishëm për bizneset”, tha ministrja.Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se për të mbyllur procesin e fiskalizimit i duhet dhe një mandat i tretë, teksa ka dhënë detaje. "Edhe një mandat tjetër është i nevojshëm jo vetëm për ta përmbyllur, por edhe për të parë përfitimet e mëdha. Nuk është diçka që e nisim sot, ka illuar, sistemi është në punë, është i ndarë në 3 faza, biznes shtet, biznes biznes, biznes konsumator, marrëdhënien biznes shtet ka filluar të hyjë në sistem. Biznes-biznes do të hyjë në 6 mujorin e dytë dhe vitin e ardhshëm në marrëdhënien biznes konsumator. Është një shtet i tërë në celular, kompjuter, në marrëdhënien mes kompjuterëve.