Fiter Bajrami dhe mesazhet politike! 'Jemi mëkatarë! Të ulimin kokën dhe të marrim mësim nga feja'

4 Qershor 2019, 18:46

Myslimanët festojnë sot Fitër Bajramin, teksa qindra besimtarë iu drejtuan sot sheshit “Skënderbej”, Tiranë për faljen e namazit. Për këtë ditë të shënuar për besimtarët myslimanë nuk kanë munguar edhe urimet nga politikanët. Gjithashtu,  nuk kanë munguar edhe mesazhe për politikën. 

Komunitetin Mysliman të Shqipërisë e vizitoi gjithashtu Arqipeshkvi mitropolit i Tiranë – Durrësit, Imzot Xhorxh Frendo, i cili uroi gjithë besimtarët myslimanë për Fiter Bajramin.