Fitoi betejën me COVID, mjekja për Report Tv: Jam në gjendje të mirë, sot fillova punë

18 Nëntor, 14:48

Një prej mjekeve pranë IShP-së, Gentiana Qirjako e ka fituar betejën me koronavirusin. Në ditën e parë të saj të punës pasi testi i rezultoi negativ, tregoi në një intervistë për Report Tv se është në gjendje të mirë shëndetësore.

"Unë aktualisht jam mirë, e kam marrë veten. Edhe unë isha një nga pacientet e COVID. Kam rifilluar punë. Rifillimi është gradual për të parandaluar ndonjë komplikacion të mundshëm. Mendoj se po e menaxhoj mirë" - tha Qirjako.

b.ha./Shqiptarja.com

Kategori të tjera