Fitoi betejën me Covid-19, Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson mjekëve:Ju kam borxh jetën

12 Prill 2020, 19:21

Kryeministri i Britanisë Boris Johnson ka lënë spitalin, pasi kaloi momentin e vështirë pas shtrimit në repartin e terapisë intensive. Lajmi i mirë është dhënë nga zyra e shtypit të kryeministrit. Në këtë ditë shumë të rëndësishme, pas momenteve të vështira që kaloi, kryeministri Johnson ka falenderuar të gjithë stafin mjekësor për shërbimin që ata i ofruan gjatë kësaj periudhe të vështirë, e cila zgjati rreth një javë. Më herët shtypi britanik gjatë javës shkruante,  se si shkak i përkeqësimit të situatës Johnson nuk mund t'ia dilte. Dhe pse kryeministri britanik qëndroi në karantinë për 2 javë në shtëpinë e tij, shëndeti i tij u përkeqësua duke u detyruar nga mjekët që të shtrohej në spital në repartin e terapisë intensive. Kryeministri Boris Johnson do të vijojë të qëndrojë në shtëpi dhe është ende herët për të folur se kur mund të rikthehet në detyrë.