Fitoi betejën me COVID-19, mjeku Xhaxho: Humba shijen dhe kisha dëshirë për muzikë me zë të lartë

22 Prill 2020, 23:20

Doli fitimtar në betejën me COVID-19,mjeku reanimator Roland Xhaxho rrëfen ditët e para kur rezultoi pozitiv e deri në shërimin nga koronavirusi. Në një lidhje Skype në Report TV, në emisionin ’Repolitix’ për profesor Xhaxhon shenja klinike që e shqetësoi më shumë ishte temperatura e lartë, mbi 39 gradë celsius. Prof. Xhaxho beson se në Shqipëri do të kemi raste COVIDI, por jo goditje me një numër shumë të madh pacientësh në njësinë e kohës.