Fitoi luftën me COVID-in dhe u kthye në detyrë, kreu i Urgjencës Brataj: Qytetarët të bëjnë kujdes

16 Prill 2020, 20:46 | Përditesimi i fundit: 2020-04-16 21:23:28

TIRANE-Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj është rikthyer në krye të detyrës pasi fitoi betejën me koronavirusin. Gjatë një komunikimi në Facebook, Brataj kishte disa këshilla për qytetarët dhe kategoritë që duhet të bëjnë kujdes.

"Gjendja ime është shumë e mirë sikur e shikoni dua të filloj bashkëbisedimin që lamë në mes para 20 ditëve. Sot kemi numër të ulët të infektuarve. Nuk është kaq sa është hiperbolizuar ky problem. 70-80% nuk shfaqin simptoma, e kanë virusin, por virusi nuk ka fuqi t'u shkaktojë sëmundje.Këta janë në rrezik për të tjerë. Personat më në rrezik nga kjo sëmundje janë ato me patologji të tjera, sindroma metabolike, që ka të bëjë me obezitetin, diabetin. Në këtë moment më të rrezikuar janë ata që kanë probleme me astmën kronike. Këta janë më të prekshëm dhe këshillohen të rrinë më të izoluar" tha ai.