Fitore me sherr për Kukësin, futbollistët e verilindorëve dhe ata të Tiranës goditen me grushte

22 Shtator 2019, 11:56

Supersfida e javës së 5 të Superligës mes Kukësit dhe Tiranës e zhvilluar në Elbasan Arena ka prodhuar shumë spektakël, gola dhe emocione, por në fund të fituar kanë dalë verilindorët të cilët kanë mposhtur me shifrat 2-1 bardheblutë, që deri para kësaj sfide udhëhiqtë e vetme kampionatin.

Golat për verilindorët u realizuan nga Abazaj dhe Shkurtaj, ndërsa për Tiranën shkurtoi diferencat Kobina. Ndeshja ishte aq e dyluftuar sa në fundin e sfidës përplasjet në fushë u transferuan në tunelin e stadiumit, aty ku shpërtheu një sherr mes dy stafeve të skuadrave. Gjithsesi me ndërhyrjen e stjuartëve por edhe të policisë u bë e mundur shmangia e agravimit të situatës.