Fitorja e mandatit të tretë dhe stërvitja e madhe e NATO-s, Yuri Kim takim në Kryeministri me Ramën!

29 Prill 2021, 13:07 | Përditesimi: 29 Prill 2021, 13:07

Kur kanë kaluar vetëm 4 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim është duke zhvilluar në këto momente një takim në Kryeministri me Ramën. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka mësuar se arsyet e takimit janë zgjedhjet parlamentare,  Kim e ka uruar përballë z. Rama për fitoren, por edhe stërvitja 'Defender 2021'.

b.ha./Shqiptarja.com