Murrizi: Do vendosim në provë Metën për ndryshimin e sistemit me referendum! Gjikondi: Deri në 31 mars reforma s'mund të miratohet

17 Janar 2020, 22:59 | Përditesimi i fundit: 2020-01-18 12:46:47

Deputeti demokrat Myslim Murrizi që është edhe nënkryetar i Kuvendit i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin 'Pa protokoll' në Report Tv u shpreh se kanë mbledhur firmat dhe do të vendosin në provë Presidentin për të zhvilluar një referendum për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Për Murrizin, tryeza politike që u zhvillua mes PD dhe PS-së nuk është gjë tjetër vetëm se një 'çorbë e prishur'. Sistemi ideal sipas tij do të ishte ai me listat e hapura.

"Listat e hapura janë i vetmi rast për të rrëzuar Ramën nga pushteti. Kjo që po bëjnë këta është një çorbë e prishur. Do ta vendosim në provë edhe Presidentin sa seriozisht e ka për referendumin. Kemi gati dosjen me firmat do ia çojmë. Shqiptarët ta vendosin me referendum sistemin zgjedhor. Nëse Basha kërkon ndryshim të sistemit, unë do i kërkoj falje në foltoren e Kuvendit dhe te kali i Skënderbeut.