Fjala e plotë në Asamblenë e PS, Rama: Deputetët do vlerësohen në tre cikle! Përfshirë edhe unë!

9 Tetor 2020, 17:54

TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në Asamblenë e PS-së me batuta, por duke renditur edhe punët e bëra që në mandatin e parë të qeverisjes. Ndërsa gjatë mandatit të dytë PS tregoi se ishte e aftë të ndalte hemorragjinë e trashëguar nga më parë por edhe të rikthente rregullin në financat e vendit, rritjen e pagave të mjekëve dhe arsimtarëve dhe investimeve të bëra në shumë sektorë. Rama tha se sërish të gjitha këto nuk mjaftojnë prandaj kanë nevojë për një mandat të tretë. Ndërsa shtoi se PS nuk është alternativa si e keqja më e vogël, por e vetmja gjë e mire që ka politika shqiptare, ku lufton çdo ditë për forcimin e vlerave.Një nga arsyet se përse PS-ja duhet të fitojë, kryeministri Edi Rama ka listuar drejtësinë. Ai është shprehur se ajo që po ndodh me gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar që po largohen nga sistemi i drejtësisë është vetëm fillimi, duke bërë me dije se brenda një dekade do të jetë drejtësia si në shumë vende europiane. Ai nuk i ka kursyer edhe ironitë për kundërshtarët e tij politik. "Ajo që ne kemi detyrë është të shkojmë përtej pamjes së parqë dhe t'u japim njerëzve të kuptojnë këndvështrimin tonë. Dhe çfarë kemi bërë ne që sipas meje është themelore, edhe për të bërë dallimin e madh mes neve dhe atyre dhe për të përcaktuar Psenë e PS për të vazhduar për të bërë dallimin, ne kemi bërë vendosja e një raporti të ri me drejtësisë, jo vetëm me sistemin e drejtësisë, por në sensin e thjeshtë bazik të së drejtës dhe këtë mendoj që ne duhet ta bëjmë pjesë të të gjithë bashkëbisedimet me shqiptarëve nga sot deri kur të bjerë gongu i vrapimin në sprint drejt 25 prillit. Sot drejtësia si drejtësi në sensin e sistemit të drejtësisë është një kantier ku punohet, ku ka plot akoma rrëmujë, ku ka plot pisllëk, ku ka plot ende për të përfunduar, por ku për herë të parë, që nga ndryshimi i sistemit janë vendosur themelet, e një sistemi drejtësisë që do t'u japë mundësinë fëmijëve tanë që nesër të mos e pësojnë si ata që ishin fëmijë apo lindën në 1990 dhe që sot janë bërë burra e gra dhe nuk e kanë një siste, drejtësie të drejtë.