Kjo është fitorja më e vështirë, më e madhe dhe me bukur e Partisë Socialiste që me gjithë numrin marramendës të fletëve të pavlefshme, të atyre që kanë zgjedhur 12-n, por kanë gabuar me shenjën e preferencës, ne e kemi thyer rekordin tonë. Ky është rekordi historik i kësaj skuadre të madhe njerëzish të zakonshëm me fuqinë e jashtëzakonshme të ambicies për Shqipërinë dhe të një shpirti gare që nuk ka të dytë në këtë vend
