Flakët përfshijnë një pyll pranë Liqenit të Sharrës, zjarri rrezikon seriozisht banesat

12 Gusht 2020, 15:37

TIRANË- Një tjetër zjarr ka përfshirë një pyll pranë Liqenit të Sharrës në Tiranë. Zjarri ka marrë përpara shkurre e pemë, duke ndihmuar në përhapjen e flakëve.

Nga zjarri rrezikohen seriozisht banesat përreth, pasi flakët janë përhapur në afërsi të shtëpive pranë Liqenit të Sharrës.Në vendngjarje kanë mbërritur dy zjarrfikëse për të shuar flakët.