Flakët shkrumbojnë kabinën elektrike në Fushë-Krujë, 500 familje mbeten në errësisë

11 Shtator 2019, 22:06

FUSHË-KRUJË- Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në një kabinë elektrike në lagjen 'Kastrioti i Vjetër' në Fushë-Krujë. Zjarri ka dëmtuar kabinën duke lënë rreth 500 familje pa energji elektrike.

Flakët janë neutralizuar falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse duke evituar edhe një shpërthim të mundshëm të kabinës.