Flamur Noka denoncon nga Laknasi: Rilindja rurale rezultoi një gënjeshtër, kjo zonë është e zhytur në baltë!

19 Shkurt 2021, 16:07 | Përditesimi i fundit: 2021-02-19 16:11:30

Drejtuesi politik i fushatës për zonat e Kamzës, Paskuqanit, Vorës dhe Zallherrit, Flamur Noka, ishte në Laknas për të denoncuar gjendjen në të cilën jetojnë banorët.

Laknasi është pjese e projektit "100 fshatrat" dhe Edi Rama ka garantuar Rilindjen Rurale, por që për Laknasin projekti ka mbetur vetëm në 3D, sipas Nokës.

Rilindja Rurale rezultoi një gënjeshtër e madhe për banorët e Laknasit. Sot, ky fshat është i mbuluar nga mbeturinat, me ndërtesa të vjetra të mbuluara me eternit, duke u kthyer në një rrezik për banorët e zonës.Rrugët dhe trotuaret e Laknasit janë investim i bërë në kohën kur qeveriste Partia Demokratike.”

Noka tha se me Edi Ramën dhe Rilindjen, kjo zonë është zhytur në baltë dhe ka mbetur në vendnumëro.

“Me Edi Ramën dhe Rilindjen, kjo zonë është zhytur në baltë, ka mbetur në vendnumëro!”

Ai shtoi se gjendja e Laknsit sot është shumë larg pamjes së një fshati turistik dhe se kjo situatë skandaloze ka ardhur si pasojë e keqqeverisjes, e abuzimeve si dhe premtimeve të pa mbajtura të Ramës.

“Gjendja e Laknasit sot është shumë larg pamjes së një fshati turistik. Kjo situatë skandaloze ka ardhur si pasojë e keqqeverisjes, e abuzimeve dhe premtimeve të pa mbajtura nga Edi Rama."