Flamuri kuqezi në miting! Salvini: Shqiptarët me dokumente janë vëllezërit dhe motrat e mi

19 Janar 2020, 19:46

Kryetari i Lega Nord, Matteo Salvini gjatë një mitingu në Emilia-Romagna, teksa një qytetar po valëviste flamurin italian, shqiptar dhe të Lega-s bashkë, është shprehur se shqiptarët që janë me dokumente të rregullta në Itali, janë vëllezërit dhe motrat e tij.

Shikoni sa i bukur ai flamur, krahas flamurit trengjyrësh, është flamuri i Legas dhe flamuri shqiptar. Sepse kush ka ardhur nga larg me dokumente të rregullta në Itali, paguan taksat dhe ngjall respekt, është vëllai im, është motra ime.

Rroftë komuniteti i emigrantëve, të respektueshëm, të integruar dhe me edukatë. Italia është shtëpia juaj. Na ka ardhur në majë të hundës me shpërndarësit e drogës, dhe tutorët e prostitucionit. Për këta kemi një biletë vetëm vajtje, për t'u kthyer andej nga kanë ardhur” deklaroi Salvini.