Flamuri shqiptar në miqësoren Brescia- Vojvodina, tifozët serb mësyjnë në fushë

12 Tetor 2019, 19:53

Ndeshja Brescia- FK Vojvodina nuk i ngjau aspak një miqësoreje në futboll, por më tepër si një përballje mes tifozëve shqiptar dhe atyre serb.

Dy herë ndërprjerje të ndeshjesh, një pushtim i fushës nga tifozët miq dhe një lojë e mbyllur përpara kohe. Është kjo panorama e takimit Brescia- FK Vojvodina, e cila shkatërroi edhe një fillim ndeshjeje në mënyrën më të mirë: dy ekipet zbritën në fushën e blertë me fanellat kushtuat trajnerit Mihajloviçit, i cili po lufton me jetën.Gjithçka ndodhi për shkak se në stadium valëvitej flamuri shqiptar. Një gjest i tillë është marrë si provokim nga serbët e Vojvodinës, të cilët zbritën në fushë me qëllim marrjen e flamuri,  por fatmirësisht përleshja është shmangur. Ndeshja u ndërpre pasi lojtarët e Brescia-s nuk kanë dashur më të zbresin në fushën e lojës.