Flasin shokët e Klodian Rashës: Ishte me ne deri në orën 11:00, më vonë ka dalë për të blerë cigare

9 Dhjetor 2020, 10:53

Shokët e 25-vjeçarit që u vra, e përshkruajnë atë si njeri shumë të qetë dhe kurrë nuk ka pasur armë. Për mediat njëri prej tyre thotë se Klodiani ka qenë me ta deri në orën 11:00 dhe në orën që është përballur me policinë ka dalë për të blerë cigare në një kioskë që rri hapur 24 orë në “Don Bosko”.