Fleckenstein kundër tarifës 100%: Serbia të mos pengojë njohjen e Kosovës

28 Nëntor 2018, 13:28

Eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein shprehet kundër tarifës 100% që ka vendosur Kosova ndaj produkteve serbe. Por nga ana tjetër, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian i bën thirrje Serbisë që të mos pengojë përpjekjet e Kosovës për t’u njohur si shtet plotësisht. 

"Kosova duhet të heqë doganat, por edhe Serbia duhet të mos e pengojë Kosovën në përpjekjet e saj, edhe pse nuk e mbështet si shtet", thekson eurodeputeti gjerman, Knut Fleckenstein ekskluzivisht për Deutsche Wellen.

Zoti Fleckenstein, qeveria e Kosovës vendosi 100% doganë për produktet serbe dhe boshnjake. Kosova, si reagim ndaj politikës rregullisht bllokuese të Serbisë. Cili është vlerësimi juaj?
Bashkëpunimi rajonal në ekonomi është vendimtar. Dogana të reja do të thotë të ecësh gjithmonë një hap mbrapa, në vend që të ecet drejt njëri-tjetrit. Ne i trembemi një ashpërsimi të mëtejshëm të fronteve me doganat e reja, prandaj bëj thirrje, ashtu si e Ngarkuara e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini për vetëpëmbajtje dhe heqjen e doganave nga ana e Kosovës, të cilat shkelin edhe thelbin e marrëveshjes ekonomike, CEFTA. Palët duhet që në dialog të dërgojnë sinjale të paqes dhe bashkëpunimit.