Flet avokati i Kokëdhimës: Shoferi që drejtonte makinën ka qenë i dehur...Pse tha që e ka mik Ramën

18 Gusht 2019, 13:20 | Përditesimi i fundit: 2019-08-18 13:57:47

Pas daljes para gjykatës të Mihal Kokëdhimës, një nga avokatët e tij është shprehur se shoferi që drejtonte makinen me turistet spanjolle ka qenë i dehur.

"Mihal Kokëdhima nuk përbën rrezikshmëri për rastin në fjalë. Vendimin për arrestin me burg do ta apelojmë pasi ai nuk ka bërë ndonjë vepër penale të kësaj shkalle që t'i jepet arrest me burg. Për Prokurorinë nuk përbën vepër penale thirrjet vrite dhe hidhe të dy personave të cilët ishin përpara në makinë. Madje shoferi i makinës ishte i dehur, dhe e kanë marrë për më shumë se 3 km Kokedhimën zvarrë", tha avokati Erion Besimaj.

Gjatë seancës gjyqësore, MIhal Kokëdhima dëgjohet të thotë se e ka mik kryeministrin, por avokati Besimaj është shprehur: "Tha që e ka Ramën mik pasi kryeministri do i ketë kërkuar votën dhe këta ia kanë dhënë, siç ia jep 90 % e jugut." 

Për dy personat shqiptarë që ishin në makinë, shoferin dhe pasagjerin, Besimaj tha se janë kallëzuar penalisht.