Flet Basha, por Kryemadhi, Balliu dhe Shehi fokusohen te telefonat

2 Maj 2019, 14:04

Në  zhvillimet politike, prezantimi i platformës për zgjedhjet të lira dhe të ndershme dhe detyrat e qeverisë tranzitore, ka qenë një nga temat më kryesore. Ky prezantim ka zgjatur për më shumë se dy orë, e ndërsa nuk kanë munguar momente "pikante". Dashamir Shehi duket se ka humbur durimin nga fjalimi i stërzgjatur i Bashës, i cili mes të tjerave nuk dha diçka konkrete. Nga ana tjetër, për Klevis Balliun, më e rëndësishme se ajo që po flet kryetari i tij, janë mesazhet në celular, njëjtë edhe për Kryemadhin e Bylykbashin. Nuk ka kaluar pa u vënë re mungesa e ish- deputetes Grida Duma. Mesa duket, ajo ka pasur një arsye "madhore", për të munguar në këtë prezantim.