Flet çifti shqiptar që kurorëzoi dashurinë në kohë koronavirusi! Dhurata më e çmuar: Dy maska...Muaji i mjaltit?! Në shtëpi!

20 Mars 2020, 11:09 | Përditesimi i fundit: 2020-03-20 14:44:11

Hermesi dhe Ariola janë dy të rinjtë shqiptarë, të dy 23-vjeçarë që u martuan në kohë koronavirusi.

Një ceremoni e thjeshtë martesore, me maksimumi 90 veta, të gjithë me maska e duke respektuar rregullat e distancës për të parandaluar kështu përhapjen ose rrezikun nga COVID-19.

Në një lidhje me Skype nga Londra për Report Tv, Hermesi dhe Ariola thonë se nuk donin të anulonin datën e dasmës të cilën e kishin vendosur para se në botë të shpërthente epidemia.