Fier, flet e ëma e 9-vjeçares që mendohet se u abuzua seksualisht: 73-vjeçari se ka prekur në vende intime

29 Prill 2020, 13:57 | Përditesimi i fundit: 2020-04-29 14:44:47

Nëna e 9-vjeçares, e cila mendohet se është abuzuar seksualisht nga një 73-vjeçar që është fqinj i tyre, mohon kategorikisht se vajza është prekur në vende intime, ashtu siç ka deklaruar i moshuari në polici. Nëna e vajzës thotë se ka qenë në dijeni se 73-vjeçari ka tentuar edhe më herët të abuzojë me vajzën, por nuk kishte denoncuar pasi kishte frikë të ndonjë konfilkti mes burrit dhe familjarëve të të moshuarit. "I druhesha një konflikti mes burrit dhe familjarëve të tyre, për këtë arsye nuk e bëra denoncimin më parë. Me sa pashë unë kishte shenja nga mbrapa. Thërras vajzën, me çfarë pashë edhe në lajmë në gazeta, një akt i turpshëm për vazjën timë, për atë moshë. Nuk ma nxë goja ta them. Thërras vajzën dhe e pyes çfarë të tha bashkëshorti? Ajo u tremb. Kur thërrita vajzën edhe ai u tremb.