Flet emigranti nga karantinimi në hotel:“Nuk kemi virus, pse na mbajnë në burg”

16 Prill 2020, 19:05

30 shqiptarë, të cilët mbërritën nga Selaniku i Greqisë një javë më parë, tashmë janë karantinuar në një nga hotelet të qytetin e Gjirokastrës. Ndërsa u ka mbetur edhe një javë karantinimi një prej 30 emigrantëve, Stefan Nikolla shprehet se pasi bënë tamponët dhe rezultuan negativ, për ta marrë masat që janë marrë janë të panevojshme.

''Kam 7 ditë në hotel, jetoj bashkë me vëllanë në dhomë, Nikollën. Hoteli sipas fjalëve do të paguhet nga qeveria, ndërsa ushqimin duhet ta paguajmë vetë. Pastruesja vjen një herë në dy ditë, ku pastron 3 herë vetëm tek korridoret ndërsa dhomën duhet ta pastrojmë vetë.Mjekët nuk kanë ardhur për të na vizituar. Na kanë marrë vetëm tamponët dhe kemi rezultuar negativ. Komunikojmë vazhdimisht me familjarët me anë të celularit. Jemi 30 emigrantë në hotel dhe deri më tani nuk është larguar asnjë. Masat e ndërmarra nga qeveria janë shumë të ashpra dhe të panevojshme. Dalim vetëm në ballkon dhe ndihemi si të burgosur''-u shpreh një nga emigrantët