Flet gjyqtari për alarmin për bombë në makinën e tij: Telefonata erdhi nga grushti kriminel i atdheut tim!

15 Tetor 2019, 15:45

Gjyqtari Markelian Kuqo tha në një prononcim për gazetarët se telefonata që në makinën e tij ka një lëndë shpërthyese, erdhi nga "grushti kriminel i atdheut tim". Ai tha se është i qetë në këtë situatë dhe se nuk ka asnjë problem.

I pyetur nga gazetarët nëse ka kërkuar mbrojtje nga shteti ai u përgjigj: Nuk kam nevojë për mbrojtje nga shteti. Pyetjes se nga kush e kërkon mbrojtjen, gjyqtari ju pëgjigj me ironi: Nga gazetarët