Flet jashtë gjykatës babai i Klodjan Rashës: U vra në mënyrë makabre, tragjedi të tilla asnjë familje të mos i përjetojë

26 Mars 2021, 11:24

Babai i 25-vjeçarit Klodjan Rasha i cili u vra 8 dhjetorin e vitit të kaluar nga efektivi i forcave "Shqiponja", Nevaldo Hajdaraj ka folur për mediat e pranishme jashtë gjykatës së Tiranës ku u zhvillua seanca paraprake për këtë çështje.

"Shpresoj që tragjedi të tilla asnjë familje të mos i përjetojë. Asnjë zemre nënë të mos plagoset, asnjë zemër vajze dhe djali të mos vritet në një mënyrë makabre si puna e djalit tim", tha ai.