Flet mësuesi në Memaliaj që akuzohet për ngacmimin e nxënëses: Hakmarrje nga ish-krushka

7 Qershor 2019, 11:14 | Përditesimi i fundit: 2019-06-07 13:47:51

Për herë të parë ka folur mësuesi 63-vjeçar me inicialet M.D. nga Memaliaj i akuzuar një vit më parë për ngacmim seksual ndaj nxënëses 11-vjeçe. Në një intervistë për Report Tv ai thotë se e gjithë historia është një hakmarrje nga ish-krushka e tij dhe se akuzat nuk janë të vërteta.

Ai ngjarjen e quan tërësisht një inskenim që ka pasur për qëllim ta diskreditojë atë dhe aq më tepër që prindërit e nxënëses, sipas tij janë keqpërdorur në këtë histori që fundi do t’i gjendet shumë shpejt.

Mësuesi në rrëfimin e tij për Report TV, pranon se ka pasur raporte miqësore me familjen e nxënëses 11 vjeçare dhe dyshon se ata janë përdorur nga ish krushka e tij që jeton në Sarandë e cila mendohet se është personi që u hakmor në këtë mënyrë, për shkak të kurorës së prishur.

Përmes telefonatës anonime, ai thotë se u zbulua autorësia që ishte ish krushka që sajoi gjithcka. "Kjo është një hakmarrje nga ish-krushka ime, pasi vajza ime nuk bashkëjetoi më me djalin e saj.

Ish-krushka ime me familjen e nxënëses janë fqinj, të gjitha pronat ish-krushku im ia ka lënë prindërve të vajzës. Kjo është lidhja mes tyre. Telefonata erdhi nga një Vlora, që prokuroria e zbuloi. Familja e vajzës është përdorur" tha ai.

Mësuesi u arrestua një vit për marë me akuzën e përdhunimit, por më pas u  ndryshua akuza në ngacmim seksual dhe po hetohet në gjendje të lirë. Mësuesi 63 vjecar, hedh akuza edhe për avokatin Idajet Beqiri që mbron interesat e familjes së ish nxënëses së tij.