Flet mjeku: Diabetikët janë të rrezikuar nga gripi i ri, ja çfarë duhet të pinë

8 Prill 2020, 20:22

Përsa i takon të sëmurëve diabetik mjeku Dashamir Gjergji në një lidhje skype në emisionin Repolitix në Report TV thotë së diabetikët që janë trajtuar mirë nuk duhet të tremben. Diabetikët që trajtohen rregullisht nuk kanë ndryshim në trajtimin e kësaj sëmundje apo përballje me të. Por kur kanë patur një diabet të çrregulluar, këta do vuajnë dhe imunitet të dobët dhe mundësia e përballjes me këtë armik lë shumë për të dëshiruar. Statistikat e vdekshmërisë tek diabetikët nuk kanë qenë shumë të larta në Shqipëri, krahasuar me vende të tjera, deri në këto momente. Diabetikët që janë trajtuar mirë nuk duhet të tremben.