Vrasja e mbrëmshme e 69-vjeçarit Vangjel Kapllani në Vlorë, është bërë nga nipi i tij 17-vjeçar, Vangjel Kapllani. Nipi, që ishte pagëzuar me të njëjtën emër si gjyshi i tij, e ka survejuar të moshuarin, pasi ka pasur të dhëna se ai kishte një sasi të konsiderueshme lekësh në banesën, ku jetonte i vetëm. Adoleshenti ka shkuar në banesën e gjyshit dhe ka marrë prej andej sasinë prej 1 milion lekësh (të vjetra). Por prania e tij në banesë nuk ka kaluar pa u vënë re nga gjyshi i tij, i cili me sa duket e ka kundërshtuar dhe sipas të dhënave të policisë, ka shumë gjasa që të ketë pasur konfrontim fizik. 69-vjeçari Kapllani është qëlluar me një plumb në kokë, duke i shkaktuar një plagë të madhe. Për Report Tv ka folur një nga nipat e tjerë i cila thotë se ja lë në dorë drejtësisë zbardhjen e ngjarjes.
