Flet për herë të parë Saimir Tahiri: Gjykata më tha: Je i pafajshëm po s'kemi këllqe ta themi!

19 Shtator 2019, 22:29

"Më rezervoni të drejtën ta përtyp një herë këtë estradë që ndodhi. mesa kuptova, gjykata më tha që nuk jam kriminel nuk jam trafikant nuk jam pjesë e një grupi kriminal por me gjithë ca kushërinj të mi kanë përdorur emrin tim unë kam shpërdoruar detyrën. As qesh dot as qaj dot por nesër po ju ftoj të ndajmë bashkë ca mendime. Ku di unë mu duk një gjë e tipit, je i pafajshëm po s'kemi këllqe të ta themi. prisni deri nesër, unë nesër do të komunikoj me mediat. Unë dy vjet jam hetuar si trafikanti më i madh i Shqipërisë, ca t'ju them, jam hetuar si pjesë e një grupi kriminal që kam bërë trafik droge, sot gjykata më thotë nuk ke bërë trafik droge, nuk ke ndihmuar në trafik droge, por meqë kushërinjtë paskam përdorur emrin tim unë kam shpërdoruar detyrën. Ca t'ju them zoti ju ruajt edhe juve masë nuk ju përdor njeri emrin. Kjo është vetëm maja e betejës sime. Prisni deri nesër edhe mua më duhet kohë ta kuptoj këtë që ndodhi", tha Tahiri.