KORÇE-Neim Behari që kërcënoi dje gjyqtarin Markelin Kuqo në Korçë ka sqaruar në një lidhje telefonike nga burgu i Drenovës se cila është e vërteta sipas tij dhe konfliktin me gjyqtarin.
Intervista me Neim Beharin nga burgu i Drenovës
Përshëndetje!
Në radhë të parë kisha një kritikë për mediat tuaj që të mos spekuloni nëse nuk i keni informacionet e duhura. Për cfarë akuzohem unë nuk është e vërtetë, unë jam kundërshtar i bandës së Aldo Bare....Markelin Kuqo ka bërë një gjyq me mua dhe në datën 9 ka bërë një gjyq pa prezencën time.Unë kam kërkuar transferimin në Fushë Krujë, por ky zotëri më ka bërë presion duke më thënë se jam shtetas grek, këtu është në kundërshtim me Konventën e të Drejtave të Njeriut. Nuk duhet të merren vendime në mungesë. Ai ka shkelur të drejtat dhe duhet të mbajë përgjegjësi për shkeljen e të drejtave. Motra jam pak i axhituar. Ju keni dezinformuar.
Si është pretendimi juaj?
Unë i kam dhënë një paralajmërim të qartë Kuqos. Unë jam ankuar te Agim Ismaili dhe te ministria e drejtësisë, pasi lerë cfarë thotë ai, pasi po shkel të drejtat. Unë kam kërkuar transferimin nga Drenova në Fushë Krujë, Kuqo më ka lënë një shkresë të takoj Drita Jakën dhe një mjeke psikiatre, kjo është absurde fare. Në bazë të nenit 16 unë kam kërkuar përjashtimin e Markeljan Kuqos pasi është i paaftë. Ai ka një masë disiplinore, pasi ka liruar një të dënuar.
Unë i thash se nuk përmbush kriteret që të bësh një seancë për mua. Unë kërkova përjashtimin e tij, ai ka marrë vendim pas dy ditësh pa dijeninë time që të takoj Drita Jakën dhe një mjeke në spitalin e burgut pa dijeninë timë. Ministrinë e drejtësisë e kam njoftuar. Mos ndoshta këto veprime bëhen nga Kuqo se jam anëtar i PD-së dhe e bën për të më mbyllur gojën mua. Nuk më mbyll gojën mua. Ky ka shkelur të drejtat e njeriut.