Flet vajza që përhapi audion fake në Whatsapp për koronavirusin: Ju lutem, ju lutem fshijeni se është bërë problem i madh...më kanë thirrur në polici

23 Shkurt 2020, 18:31

TIRANË- Vajza që përhapi panik duke deklaruar se në Shqipëri ka 12 persona të infektuar me koronavirus, në një audio tjetër thotë se është identifikuar dhe se është thirrur në polici për të dëshmuar. Ajo shprehet se "është bërë problem i madh" dhe u kërkon vajzave të punës ku dhe kishte dërguar mesazhin që ta fshinte.

"Goca kjo audio është e imja. E kam nisur te grupi i punës para pak orësh dhe ju lutem, ju lutem, ju lutem fshijeni. Të gjithë njerëzve që ua keni dërguar thuajini fshijeni se unë nesër kam për të shkuar në polici dhe kam për të dhënë deklaratë gjasme për lajme fake.  Të lutem kushdo që e merr këtë audio, ti thonë që ta fshini dhe mos ta shpërndajë më se është bërë problem shumë i madh. Ju lutem, ju lutem, ju lutem fshijeni", thotë vajza në audion e dytë.