Fleta e votimit në 25 prill do të jetë me numra, jo me emra! Kolegji Zgjedhor rrëzon PD, Kaso: Truk nga Rama për të fshehur kandidatët, por s’i shpëton dot humbjes

4 Prill 2021, 22:08

Në 25 Prill shqiptarët do të shprehin vullnetin e tyre në një fletë votimi me numra dhe jo me emra. Kështu ka vendosur në mbledhen e sotme Kolegji Zgjedhor që është shkalla e fundit. Pasi dëgjoi të gjitha palët, Kolegji vendosi që kandidatët në fletën e votimit të identifikohen me numra sikur e kërkonte Partia Socialiste, duke rrëzuar pretendimin e PD-së, e cila kërkoi që fleta të ishte me emrat përkatës