Flori Mumajesi nën shoqërinë e Report Tv, bën apelin e rëndësishëm

18 Mars 2020, 14:03

Ashtu si të gjithë artistët e tjerë, edhe Flori Mumajesi, tashmë i vetë karantinuar, publikon video të ndryshme nga shtëpia e tij. 

Paraditen e sotme Flori e ka kaluar nën shoqërinë e Report Tv, që raporton në kohë reale informacionet e sakta dhe të përditësuara në lidhje me Koronavirus, duke ngritur njëkohësisht shqetësimin se njerëzit nuk po 'tregohen të bindur', duke thyer rregullat e karantinimit. 

"Një xhiro për qejf sot do na kushtojë shumë nesër" apelon këngëtari.