Flota e re e ambulancave, Rama apel mjekëve: Mos ikni në Gjermani

27 Dhjetor 2018, 13:10

32 autoambulanca të reja i janë shtuar flotës së urgjencave në Qendrat Spitalore Universitare. I pranishëm në ceremoninë e prezantimit të flotës, kryeministri Edi Rama se synimi i qeverisë ka qenë reformimi i urjgencave dhe ky sektor tashmë është përballë ndryshimeve të mëdha. Sfidë mbetet, tha Rama, që urgjenca t'i përgjigjet në kohë reale çdo qytetari në nevojë. Duke iu referuar statistikave, Rama tha se nga nëntori i vitit 2015 dhënia e ndihmës së parë përmes Urgjencës ka shpëtuar 3 mijë jetë njerëzore.

Sot kemi një urgjencë mjekësore 24 orë në shërbim të pacientëve. Kemi një urgjencë që ka shpëtuar statistikisht 3 mijë jetë njerëzish, sipas të dhënave të kompjuterizuara nga nëntori i 2015, në këtë shëndetësinë tonë që sipas komentatorëve që falë zotit mos shkofshin kurrë në spital e flasin për mmjekë e infermierë nga thashethemet, sipas të cilëve spitalet janë vende ku shkojnë njerëzit dhe vdesin. Një vdekje përbën lajm, por janë 3 mijë jetë njerëzore të shpëtuara. 

Edi Rama, kryeministër

Duke u ndalur te largimi i mjekëve dhe infermierëve jashtë vendit, Rama solli shembullin sesi drejtuesi i urgjencës është kthyer nga jashtë vendit dhe po udhëheq, sipas tij, transformimin e këtij reparti në sistemin shëndetësor. Ndërsa shtoi se pas janarit do punësohen 300 mjekë të rinj në sistemin shëndetësor, duke theksuar se ata që do zgjedhin të punojnë jashtë zonave të tyre të banimit, do përfitojnë edhe bonusin prej 2 mijë dollarësh. Thirrja e Ramës ishte pikërisht për mjekët që duan të largohen në drejtim të Gjermanisë. 

    No videos found.