Fluks automjetesh në Sarandë, por jo trafik të rënduar

12 Korrik 2020, 20:16

Përgjatë aksit nacional Sarandë - Gjirokastër pasditen e sotme është vënë re një fluks i shtuar automjetesh me të cilat ktheheshin pushuesit që gjatë fundjavës kanë preferuar të pushojnë në Sarandë. Megjithatë, siç shihet në videon e sjellë nga Report TV, ndryshe nga akset e tjera, nuk ka pasur trafik të rënduar.