Fluks makinash në Morinë/ Vetëm në mëngjes, 7 mijë kosovarë drejt bregdetit për fundjavë, nuk i ndal as moti i keq

19 Shtator 2020, 08:33 | Përditesimi i fundit: 2020-09-19 18:03:29

KUKËS- Ulja e menjëhershme e temperaturave dhe kushtet e motit, për qytetarët e Kosovës nuk janë bërë aspak pengesë në këtë fundjavë.

Kolonat e mjeteve dhe fluksi në Morinë është thuajse i njëjtë me fundjavën e kaluar. Më shumë se 7 mijë qytetarë të Kosovës, në orët e paradites kaluan kufirin e destinacioni i tyre mbetet bregdeti.