Fluks në doganën e Morinës, për 3 orë 4 mijë mjete drejt Shqipërisë

22 Gusht 2020, 14:17

Vazhdon të ketë fluks intensiv në doganën e Morinës. Drejtues të Pikës së Kufirit tregojnë se fluksi më i ngjeshur ndodh në orët e mëngjesit, kryesisht nga ora 05.00 deri në orën 08.00 me pushues që kanë si destinacion bregdetin e Shqiërisë, por edhe në mesditë ka fluks të konsiderueshëm. 

Që nga mëngjesi i kësaj të shtune deri në orën 8 kanë hyrë në Shqipëri mbi 20 mijë persona me rreth. Numri është më i madh pasi lëvizjet vijojnë edhe pas orës  8:00, por me fluks të ulët. Brenda orarit në fjalë janë futur për në Shqipëri 4000 mjete dhe autobuzë.