Fluks në Morinë, krijohet rradhë e gjatë makinash në drejtim të Kosovës

25 Tetor 2020, 17:01

Në piken kufitare Morinë mes Shqipërisë dhe Kosovës qindra automjete po udhëtojne drejt Kosovës.

Një pjesë e tyre janë qytetare të Kosovës që kanë kaluar fundjavën në Shqipëri ndërsa pjesa tjetër janë qytetarë nga Shqipëria që udhëtojnë në qytete të ndryshme të Kosovës.Policia kufitare e Kosoves po punon me kapacitet të plotë në tetë sportele por fluksi i mjeteve është shumë i lartë.