Fluks refugjatësh drejt Shqipërisë? Dy ish bazat ushtarake gati, banorët: T'i mirëpresim, kemi qenë vetë emigrantë

7 Mars 2020, 17:53

Report tv ka udhëtuar në dy nga zonat ku mendohet se do të strehohen emigrantët e paligjshëm nëse vendi ynë do të përballet me një fluks refugjatësh sirianë. Një ndër pikat e përcaktuara është në fshatin Gjadër në Lezhë. Në këtë fshat të vogël i cili ndodhet 20 km larg qytetit të Lezhës, ende nuk kanë nisur përgatitjet për ngritjen e qendrës pritëse për sirianët, ndërsa banoret e kësaj zone janë të ndarë në mendimet e tyre në lidhje me këtë çështje. Disa janë pro këtij vendimi e të tjerë mendojnë të kundërtën.

"Unë jam dakord që njerëzit të vijnë  të jetojnë, unë nëse ka vend të rregullohen. Për 1 muaj i mbaj unë disa por gjithmonë si mbaj dot", tha një banor