Fluturimi i ulët i 5 avionëve luftarak të NATO-s dje mbi Tiranë, pamje spektakolare nga kabina e pilotimit

25 Janar 2019, 15:49 | Përditesimi: 25 Janar 2019, 15:49

 5 avionë luftarakë të NATO-s fluturuan dje mbi qiellin e Tiranës në një distancë të ulët rreth 700 metra nga toka. Kjo është hera e parë që avionët luftarakë Eurofighter dhe F-16 fluturojnë kaq ulët në kryeqytetin shqiptarë.

Fluturimi i avionëve dje rreth orës 11:00 gjatë vizitës së Komandantit të Forcave Ajrore Amerikane në Europë, Gjeneralit Tod Wolters. 5 avionët luftarakë të NATO-s ishin nisur, përkatësisht tre F-16 nga Greqia dhe dy avionë “Eurofighters Typhoon” të nisur nga Italia.

Në formacione dy e nga dy, fluturimet u kryen mbi Ministrinë e Mbrojtjes ndërsa një avion F-16 qëndroi i ndarë në distancë nga dy avionët e tjerë luftarakë të të njëjtit model, në pozicion vëzhgimi teksa 4 avionët e tjerë fluturonin ulët.

Pamjet spektakolare të filmuara nga kabina e pilotimit në një prej avionëve Eurofighter të Aeronautikës Ushtarake Italiane pjesë e NATO.

Dje pritej edhe fluturimi mbi Tiranë i një aeroplani special të Aleancës i njohur si “AWACS” (Airborne Warning and Control System) me sistem radari në bord por që fluturimi u anulua për shkak të kushteve të motit në Gjermani nga dhe do të nisej drejt Tiranës.