'Fluturojnë' 217 patenta në 24 orët e fundit, policia gjobit 593 shtetas, në Dibër dy në pranga për dhunë ndaj uniformave blu

16 Prill 2020, 13:41

Si pasojë e masave të aktit normativ për koronavirusin në të gjithë vendin në 24 orët e fundit janë bllokuar 217 patenta, pasi shoferët kanë lëvizur në kundërshtim me rregullat, pa ndonjë arsye. Sakaq janë gjobitur me masën administrative 10 mijë lek gjobë 593 shtetas, të cilët nuk kishin një arsye për të dalë nga shtëpia.