FMN: 12 trilionë $ humbje në botë nga COVID-i, Shqipëria rënie mbi 5%

18 Shtator 2020, 21:12

TIRANË- Pandemia COVID-1, deri më tani ka shkaktuar miliarda euro humbje në mbarë botën. Sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar që nga fillimi i krizës, e deri në fund të vitit 2021 ekonomia botërore do të përballet me një humbje prej rreth 12 trilionë dollarësh. “Jemi në një krizë që ka sjellë dhimbje dhe vuajtje të pamatshme për njerëzit kudo që ndodhen. Ne nuk mund ta masim vuajtjen, por mund të matim ndikimin ekonomik. Në terma ekonomikë, ne vlerësojmë se ekonomia botërore parashikohet të përballet me një humbje kumulative prej më shumë se 12 trilionë dollarë nga fillimi i krizës deri në fund të vitit 2021. Kjo është e barabartë me prodhimin vjetor të kombinuar të zonës së euros. Është një humbje dramatike”, thuhet në fjalën e drejtueses menaxhuese të FMN Kristalina Georgieva.