FMN publikon raportin për Shqipërinë: U prek rëndë nga pandemia e tërmeti! Rrezik borxhi i lartë publik (rekomandimet)

30 Nëntor 2020, 22:17

FMN ka publikuar raportin për Shqipërinë duke thënë se vendi është prekur rëndë nga pandemia dhe tërmeti. Sipas FMN ekonomia pritet të tkurret me 7.5% në vitin 2020 dhe të rimëkëmbet gradualisht në 2021-22. Rreziqet kryesore dhe që janë rritur janë borxhi, pandemia, dobësitë në menaxhimin e financave, euroizimi (përdorimi në masë i euros) dhe kreditë me probleme.