FNSH aksion në Sarandë, ndalohen disa persona për trafik ndërkombëtar droge

6 Maj 2019, 14:39 | Përditesimi i fundit: 2019-05-06 17:16:05

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit ka kryer mesditën e sotme operacione në qytetin e Sarandës dhe Gjirokastrës. 

Në operacionin e kryer në Gjirokastër janë arrestuar dy të rinj të cilët akuzohen për trafik ndërkombëtar narkotikësh.

Edhe në Sarandë ka pasur disa të shoqëruar, për të njëjtën akuzë. Personat e shoqëruar po merren në pyetje në komisariatin e Sarandës.