Fole zogjsh e insektesh, si po shteron uji që furnizon një fshat të tërë

17 Shkurt 2019, 10:06

Një fshat i tërë është i detyruar të konsumojë ujë të ndotur në mungesë të një alternative tjetër. Bëhet fjalë për fshatin Bedyqas pjesë e Bashkisë së Këlcyrës. Fshati me 300 banorë, në mungesë të zgjidhjes së problemit jetik, kanë kërkuar ndihmën e Report TV, për të bërë publik shqetësimin që po i tmerron prej kohësh.

Depoja që grumbullon lëngun jetik të këtyre banorëve, është shndërruar në strehë brejtësish, insektesh apo dhe fole për zogjtë shtegtarë.   

Banorët kanë kërkuar disa herë vëmendje nga Bashkia apo Ndërmarrja e Ujësjellësit karshi këtij problemi, por deri tani, zgjidhja ka munguar.

Për shqetësimet e këtij komuniteti, kemi kërkuar informacione nga Ndërmarrja e Ujësjellësit në Bashkinë e Këlcyrës. Por, dera e zyrës së drejtorit, ka qenë e mbyllur përgjatë gjithë ditës  pasi ai ishte informuar për prezencën e grupit të xhirimit të Report TV në fshatin Bedyqas.

Kjo është drama që po përjeton ky komunitet ku është dënuar me vuajtje deri në helmim masiv prej ujit që sjell veç sëmundje dhe shkatërrim