'Fondi i Komunitetit'/ Rikonstrukturohet pallati,Veliaj: Zgjidhni administratorin dhe aplikoni, nisim pagesat për 3 mijë dosjet e para

16 Qershor 2020, 15:06

Banorët e një pallati të ndërtuar para viteve ‘90 në Njësinë 10, pranë Drejtorisë së Policisë, u bënë bashkë dhe aplikuan në Bashkinë e Tiranës për të përfituar nga “Fondi i Komunitetit”.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ndërhyrje të tilla në blloqe pallatesh të vjetra rrisin vlerën e pronës.