Në mbledhjen e sotme, kryeministri Edi Rama caktoi krahun e djathtë të Arben Ahmetajt, në ministrinë e Rindërtimit. Ai propozoi në postin e Sekretarit të Komitetit të Rindërtimit Ilir Hoxhollin. "Por përpara se ti jap fjalën drejtuesit për të bërë një përditësim të situatës, dëshiroj që të ndaj me ju mendimin që në kushtet kur kryetari i komitetit, zoti Ahmetaj është emëruar ministër për Rindërtimin, do të caktojmë një sekretar të komitetit dhe me shumë kënaqësi do të propozoja, që zoti Ilir Hoxholli, që ndajmë një eksperiencë pune dhe përfaqëson pjesën tjetër, organizatat solidare për njerëzit në nevojë. Ai garanton një pjesëmarrje të drejtpërdrejt edhe në procesin e koordinimit, duke garantuar një ndërveprim konkret, cdo hap me të gjithë faktorët e tjerë dhe duke garantuar edhe praninë e një syri më të dedikuar në aspektet e transparencës.
Duke ia besuar Hoxhollit ne realizojmë edhe një qëllim të mirë të këtij Komiteti, që jo thjeshtë qeveria të bëjë transparencë mbi vetveten, por të jenë në vëzhgim të procesit, të shpenzimit, të ardhurave, jo vetëm nga donacionet, por edhe nga buxheti i shtetit, por edhe nga burimet e tjera. Rindërtimi të mos jetë rikthim aty ku ishim, por një kapërcim i madh nga kushteve të jetës. Për familjet e varfra apo shtresën e mesme që ka humbur shtëpinë nga tërmeti, ne të garantojmë kushtet më të mira nga ato që kishin. Tërmeti ka goditur familjet e varfra dhe me të ardhura modeste në masën më të madhe. Spitali i Laçit është një godinë e amortizuar, që do të jetë 100% më e mirë dhe më e sigurt se ajo që ishte, do të ndërtohet nga e para" tha ai.