Fonia në protestën bosh të PD, si manipulohet zëri i protestuesve

13 Maj 2019, 16:54

Protesta e opozitës para kryeministrisë nis në 18:30, por edhe pse bulevardi para godinës së Këshillit të Ministrave është i boshatisur nga njerëzit, përshptypja lihet se sheshi është mbushur plot me protestues që brohorasin.

Në një podium që PD ka ngritur në bulevard për mbajtjen e fjalimeve politike, nga fonia është montuar një zë që tregon se ka protestues. Kjo audio nxjerr zbuluar se si manipulohet zëri i protestueseve gjatë protestave të opozitës jokuvendore kundër qeverisë. Me shumë mundësi fonia vihet në punë në momentet kur protestuesit nisin të largohen edhe pse protesta vijon, për të mbuluar kështu këtë fakt dhe për të treguar që ende ka shumë njerëz.