Forcat detare shqiptare shpëtojnë 140 emigrantë në detin Egje, mes tyre edhe 30 fëmijë

5 Shtator 2019, 09:19

Forcat detare të Shqipërisë kanë shpëtuar 140 emigrantë afganë e sirianë, 30 prej të cilëve fëmijë gjatë misionit të tyre në detin Egje. Lajmin e bën të ditur kryeministri Edi Rama i cili ka postuar edhe një video nga misioni i anije Oriku e cila është edhe pjesë e NATO-s. Rama shkruan se që nga viti 2016 kur Shqipëria është bërë pjesë e NATO-s, forcat tona detare kanë shpëtuar mbi 2 mijë persona të cilët kanë rrezikuar jetën.

"Mirëmëngjes dhe me pamjet nga aksioni i Forcave tona Detare me mision në detin Egje ku falë ndërhyrjes së tyre në kohë, 140 emigrantë afganë e sirianë, 30 prej të cilëve fëmijë, kanë zbritur shëndoshë e mirë në tokë, ju uroj një ditë të mbarë Që prej vitit 2016, kur Shqipëria u bë pjesë e misionit të NATO-s në detin Egje, janë mbi 2 mijë fëmijë, gra e burra të shpëtuar nga djemtë tanë të Forcës Detare", shkruan Rama krah videos.